Zjarri që shpërtheu pak minuta më parë në Pojskë të Pogradecit është aktualisht nën kontrollin e zjarrfikësve dhe është neutralizuar.
Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë, por fatmirësisht reshjet e shiut dhe ndërhyrja e ekipit të zjarrfikësve mundësuan vënien nën kontroll të situatës.
Në momentet kritike, flakët rrezikuan katër lokale dhe kërcënuan të përhapen edhe pranë një pike karburanti, duke shtuar më tej rrezikun për banorët dhe pasuritë afër.
Për disa minuta, aksi rrugor Lin–Pogradec u bllokua për sigurinë e mjeteve që qarkullonin në këtë zonë.
Në këtë fazë, sipas raportimeve paraprake, dëmet e shkaktuara janë kryesisht në disa sipërfaqe kullotash të djegura, pa shkaktuar dëme materiale të mëdha apo pasoja në njerëz.
Autoritetet janë ende në vendngjarje për të siguruar situatën dhe për të evituar çdo rrezik të mundshëm.
