Në datën  1 mars, qyteti i Lushnjës u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, ku për pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Pak më shumë se një muaj pas ngjarjes së rëndë, deputeti i PS i është rikthyer jetës politike, duke marrë pjesë në mbledhjen e sotme të grupit.

Kujtojmë që ndaj deputetit Çela janë ngritur 3 akuza pas shpërthimit, ajo e ndërtimit pa leje, shkelja e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës nga pakujdesia.

 

Dosja pritet të shkojë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencë.

“Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në nenet 28 pika 1, 75/a, gërma “c” e 84 të Kodit të Procedurës Penale, ka shpallur moskompetencën lëndore dhe i ka dërguar aktet e çështjes penale Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, si prokuroria kompetente për shkak të subjektit, për të vijuar hetimet ndaj shtetasi B.Ç, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkohë për Leonard Gjinin, sipërmarrësi që do të kryente punimet në magazinë, i cili u arrestua të mërkurën (6 mars) akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Dyshohet se shpërthimi ndodhi nga plasja e njërës prej bombolave të oksigjenit, si pasojë e nxehtësisë së shkaktuar prej saldimit dhe jo nga kabllot elektrikë. Ditën e hënë këshilli bashkiak i qytetit mori vendimin t’i japë 500 mije lekë familjes Hoxha nga fshati Stan Karbunare.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re