Skip to content

FOTOLAJM/ Të buzëqeshur dhe duke firmosur, dalin fotot nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit e PS! Të pranishëm edhe ministrat e rinj! Deputetët në mbështetje të Spiropalit për kryetare të Kuvendit

grupi i ps deputetet 5

Një ditë pas Kongresit Zgjedhor, ku kryeministri Rama njoftoi ndryshimet në qeveri dhe Kuvend sot është mbledhur Grupi Parlamentar, ku është prezantuar edhe kryetari, Niko Peleshi.

 

Të pranishëm në mbledhjen e Grupit Parlamentar ishin edhe tre ministrat e rinj, Ervin Hoxha ministër i Brendshëm, Petrit Malaj ministër i Financave dhe Pirro Vengu ministër i Mbrojtjes.

Siç shihet në këtë foto të gjithë deputetët janë të buzëqeshur, ndërsa shihen duke mbledhur firma për të shprehur mbështetjen për Elisa Spiropalin, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Parlamentit.

Gjatë mbledhjes që zgjati 30 minuta, kreu i PS ka treguar edhe pse u shty seanca plenare e Kuvendit, e cila ishte parashikuar që të zhvillohej pasditen e sotme në orën 18:00.

Shkak mësohet se është bërë mosdekretimi vendimeve të kryeministri Edi Rama nga ana e presidentit Bajram Begaj, që të ndodhë në orët në vijim. Ndërkohë se seanca plenare e shtyrë do të zhvillohet ditën e nesërme në të njëjtën orë.

“”