Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar sot një pritje të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Të ftuar kanë qenë ambasadorët e vendeve të huaja, por edhe politikanë, ministria dhe deputetë të dyja krahëve, të majtë dhe të djathtë, të cilët kanë trokitur gotat, por edhe kanë shtrënguar duart.

Në fotot e publikuara nga LSA shihen që të gjithë politikanët e ftuar kanë shkëmbyer një bisedë të shkurtër me Presidentin Begaj, i cili ishte edhe organizatori i kësaj pritje në Pallatin e Brigadave.

Në këtë takim shihet se krahas anëtarëve të kabinetit qeveritar kanë qenë edhe kreu i PD, Lulzim Basha, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi apo edhe deputetët demokratë, Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re