Skip to content

(FOTO)“Përveç se më mbajti 500 lekë komision, Abi Bank e blen euron me 87.7 lekë”

Stuhi ne Berat 9

Një qytetar ka denoncuar sotë në JOQ se ka shkuar sot për të tërhequr 30 mijë lekë të reja pranë degës së “ABI Bank”, e cila ndodhet përballë “Vilës Gold” në Tiranë. Gjatë këtij procesi ai u përball me disa kosto të cilat e bënë të ndjehej i abuzuar financiarisht.

Së pari, banka i aplikoi një komision prej 500 lekësh për transfertën. Më pas, në momentin e këmbimit valutor, euro iu ble qytetarit me 87.7 lekë, një kurs rreth 10 lekë më poshtë se kursi zyrtar i tregut në të njëjtën ditë.

Në total, qytetari humbi një pjesë të konsiderueshme të vlerës së parave të tij jo vetëm nga komisionet fikse, por edhe nga diferenca e ndjeshme në kursin e këmbimit.

Në mesazhin e tij, ai shkroi: “Përshëndetje! Duke qenë akoma në sezon turistik, ja dhe një përkëdhelje e bankës ABI në portofolin e turistëve.

Bankomanet janë të njohur për komisionet fikse nga 500-800 lekë për çdo transfertë, por këtë radhë Abi Bank e blen 1€ me 87.7lek.

Praktika të tilla rrisin koston e klientëve dhe krijojnë perceptimin e një abuzimi sistematik nga ana e bankës, duke mos respektuar parimin e transparencës dhe të trajtimit të drejtë të konsumatorit financiar.

“Përveç se më mbaji 500 lekë komision, Abi Bank e blen euron me 87.7 lekë”