Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë ku janë përfshirë dy makina.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim”, në kryqëzimin e “Xhamllikut”, dhe në aksident janë përfshirë një automjet Volkswagen dhe një Ford. Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti tip Ford është përmbysur në mes të rrugës.

Nuk dihet nëse ka të plagosur në aksident, ndërkohë që shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i semaforit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re