Skip to content

Fotot/ Aksident masiv në zonën e ish-Bllokut, makina hyn në dyqan, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor. Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, aq sa njëra prej tyre ka përfunduar në ambientet e brendshme të një biznesi.

Sakaq, bëhet me dije se makina e drejtuar nga një femër i ka prerë rrugën makinës me targa angleze AF09YJO, e cila drejtohej nga një polic qarkullimi.

Shkak është bërë shpejtësia e madhe, në këtë mënyrë makina ka përfunduar brenda një biznesi.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e aksidentit, por dëshmitarët në vendngjarje konfirmojnë se njëra nga makinat ishte duke udhëtuar me shpejtësi shumë të madhe.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.