Skip to content

FOTOT/ “Alarm për bombë”: Çfarë u gjend brenda çantës së dyshimtë tek sheshi Skëndërbej

Një çantë e dyshimtë është gjendur sot në hyrje të sheshit Skëndërbej.

Pas dhënies së alarmit forcat xheniere mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë shpërthimin e telekomanduar të çantës së braktisur.

Në pamjet e siguruara nga shihet momenti kur bëhet shpërthimi i çantës, ndërkohë që brenda saj ka pasur disa vegla pune elektricisti, si kaçavida, tela, etj.

Fatmirësisht alarmi për bombë rezultoi i rremë, ndërkohë që nuk dihet identiteti i personit që i përket çanta.  ()