Deputeti demokrat Agron Shehaj ka shkuar në selinë blu ku po provon të verifikojë firmat e delegatëve të grumbulluara nga militantët e Sali Berishës.
Shehaj thotë se do të verifikojë firmat e delegatëve të njësisë Nr.5 dhe të zonës 7.
Në selinë e PD, në zyrën e Edi Palokës, ndodhen 4200 firma për thirrjen e Kuvendin Kombëtar më datën 11 dhjetor ku pretendohet se kanë nënshkruar vetë delegatët.
Ndërkohë Shehaj teksa ka parë firmat ka marrë dy personat në telefon dhe i ka pyetur nëse kanë firmosur apo jo për Kuvendin e 11 dhjetorit.
Teksa Shehaj ka bërë verifikimin e firmave, i pranishëm ka qenë edhe Edi Paloka.
Gjithësesi, pas përfundimit të procesit Shehaj ka vërtetuar jo vetëm firmat por edhe sakrificat e punës në Call Center. (TemA)