Skip to content

FOTOT: Ambasadorja e SHBA mbërrin në selinë blu, takim me Bashën

WhatsApp Image 2021 07 30 at 1.27.45 PM 1 774x579 1

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një takim me kryetarin e kësaj partie, Lulzim Basha.

Vizita e diplomates amerikane në Selinë Blu vjen pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk dihet ende agjenda e bisedimeve në këtë takim, ndërkohë që pritet të ketë një deklaratë për mediat nga Yuri Kim pas tij.