Një drejtuese mjati ka aksidentuar një kalimtar pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë.

Ekipi i mjekëve ka mbërritur me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta dërguar në urgjencë në spital.

Identiteti i të plagposurit nuk bëhet i ditur e as gjendja e tij shëndetësore.

Ndërsa drejtuesja e automjetit me iniciale M.V, është dërguar në komisariat.

 “Me datë 12.03.2020, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re