Kreu demokrat Lulzim Basha është takuar pasditen e sotme me kandidatët për deputetë. Në fjalën e tij në fillim të takimit ai tha se misionipër të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale.

Sipas tij “pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë, PD u bë më e forte se kurrë”.

“Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë.

Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë.

Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale.

Unë do të takoj njerëzit në terren, për t’i falenderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkuar që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë”, tha Basha.