Skip to content

FOTOT: Bie “dinastia Mziu”, hapet dera e Bashkisë së Kamzës, këshilltarët e rinj të PS futen në godinë

Këshilltarët e rinj të Bashkisë së Kamzës kanë hapur me forcë derën e godinës e cila ishte e mbyllur me çelës.

Ata kanë përdorur daltë dhe çekiç për të hapur derën, pas së cilës qëndronin punonjësit e bashkisë, të “ngujuar” brenda.

Pas disa minutash përpjekjesh dera u hap dhe këshilltarët e rinj u futën brenda në godinë, ndërsa Kryetari i ri i Bashkisë, Rakip Suli nuk ishte i pranishëm. ()