Bllokimi i fluturimeve prej dy ditësh në aeroportin e Rinasit prej revoltës së kontrollorëve të AlbControl, ka krijuar një situatë të pazakontë me udhëtarët.

Humbja e fluturimeve i ka detyruar ata të dynden në ambjentet e aeroportit në pritje të rikthimit të normalitetit.

65 kontrollorë të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si: rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Bllokimi i punës ka sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si dhe bllokimin e dozave të vaksinës që priteshin të vinin.

Mbrapa këtij skenari, është raportuar se fshihet presidenti Ilir Meta dhe aleati i tij Sali Berisha të cilët kanë iniciuar grevën. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re