Tre deputetë të opozitës duket se kanë ‘thyer’ bojkotin, duke marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të cilët po zhvillohen ne Zoom.

Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë është diskutuar nisma ligjore për dhënien e Amnistisë për të burgosurit.

Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj mbledhje është fakt se ka marrë pjesë, deputeti i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri, po ashtu dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë.

Nga ana tjetër, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, opozitari që ka ‘thyer’ bojkotin ka qenë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Që nga sesioni i kaluar, mbledhjet e komisioneve Parlamentare nuk janë lejuar të zhvillohen normalisht.

Opozitarët bllokuan në mbledhjen e fundit zhvillimin e Komisionit të Medias, madje duke debatuar ashpër edhe me demokraten Flutura Açka, e cila ka qenë drejtuesja e këtij komisioni.

Ndërkohë që një tjetër seancë e bllokuar ka qenë ajo e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Edhe në këtë rast deputetët e opozitës zaptuan sallën e mbledhjeve, duke mos lenë socialistet dhe demokratët e Lulzim Bashës që të nisnin punimet për Reformë Zgjedhore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re