Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje të reja nga kantieri i ndërtimit të spitalit rajonal të Fieri që është financuar nga qeveria e Turqisë.

Kësaj herë kreu i qeverisë ka zgjedhur që të postojë pamje nga brenda spitalit.

“Spitali Rajonal Memorial″- shkruan Rama teksa poston fotot.

Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej  50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re