Momente tmerri për një familje shqiptare në Itali. Mediat e huaja raportojnë se, burri i shtëpisë, një 47-vjecar me origjinë shqiptare, mbylli brenda banesës gruan dhe katër fëmijët e tij, dhe e spërkati derën me benzinë për t’i vënë flakën.

Por, e pësoi vetë, duke gjetur vdēkjen ne vend. Ngjarja ka ndodhur në Civitella del Tronto gjatë natës dhe viktima është identifikuar si Dritan Cobo.

Njëri nga djemtë shpëtoi nënën dhe motrat, siç raportojne mediat fqinje. Ndërkohë që zjarrfikësit dhe karabinierët ndërhynë pas alarmit që u dha duke shuar flākët.

Kur mbërritën zjarrfikësit, shqiptari ishte i pajetë në pjesën para shtëpisë. Gruaja e tij, 37 vjeç, kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u dërgua në spital, kurse katër fëmijët e moshës 20, 19, 17 dhe 5 vjeç fatmirësisht nuk patën asnjë pasojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re