Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit morën pjesë drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor: Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.
I pranishëm në takim ishte dhe komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi.
Ishte kryeministri Edi Rama i cili priti me përqafime dhe shtrëngime duart liderët e Ballkanit perëndimor, teksa drejtoheshin për tek Pallati i Brigadave, vend në të cilin u zhvillua samiti.
(TemA)
