Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në mbikalimin e Shkozetit.

“Pas tërmeteve të përsëritura disa herë gjatë ditës nga supervizori i kompanisë së mirëmbajtjes dhe ARRSH, u mor vendimi që të mbyllet për trafikun mbikalimi i Shkozetit”, – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Kontraktori dhe Policia Rrugore është e pranishme në vend për të drejtuar trafikun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re