Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin sot kanë shkaktuar avari në disa linja dhe objekte të OSHEE-së.

Në një raport të orës 08:30, OSHEE bën me dije se në terren ndodhen brigadat e sektorit “tension i lartë”, nga ku raportohet, rikthimi në punë të N/St Lezhë (pjesa 10kV), N/St Fier (pjesa 35kV) dhe N/St Laç.

“Vazhdojnë të mbeten jashtë pune linjat 35kV Shijak-Vorë, Shkozet-Kavajë dhe pjesërisht N/Stacionet dhe Fushë Krujë.

Pa energji elektrike janë zonat Durrës dhe pjesërisht Manza, Vora, Golemi dhe Fushë Kruja”, shkruan OSHEE.

“Kabina të dëmtuara në #Durrës dhe #Laç OSHEE po monitoron me kujdes situatën, duke operuar në kushtet e gatishmërisë dhe skemat tekniko – organizative”, bën me dije OSHEE teksa poston forot e kabinave të dëmtuarar nga tërmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re