Skip to content

FOTOT: Dështon takimi i Bashës në Gjirokastër, shihni pamjet me dron

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte paraditen e sotme në Gjirokastër. Takimi nuk kishte ndonjë ndryshim nga takimet e mëparshme gjatë këtyre 8 viteve opozitë.

Mbështetësit e PD-së dhe kandidatët për deputetë dolën të prisnin kreun e opozitës tek Ura e Subashit, për t’u nisur më pas në lagjen “18 Shtatori”.

Tema sjell edhe anën tjetër të të këtij takimi; pamjet me dron të fokusuara në momentin kur Basha zbriti në Gjirokastër.

Zgjedhje pas zgjedhjesh PD-ja ka marrë një rezultat të keq në qarkun Gjirokastër. Çuditërisht edhe në këto zgjedhje Basha ia besoi drejtimin politik të qarkut, Tritan Shehut, i cili nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje në Gjirokastër.

Përveç kësaj, Shehu u skualifikua nga komisioni “Ruli-Nishani”, por Basha e katapultoi sërish në lista. Gjasat janë që edhe në këto zgjedhje PD-ja të marrë një tjetër rezultat jo të mirë në Gjirokastër.