Skip to content

FOTOT/ Detaje nga vrasja e trefishtë në Podgoricë, ja autori i dyshuar dhe dy vëllezërit shqiptarë që humbën jetën

rozaja

Publikohen detaje të reja nga krimi në Podgoricë, ku u vranë 3 persona, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë.

 

Autori i dyshuar, Vehid Muriç, pas krimit të rëndë, ka shkuar në shtëpi duke ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.

 

Ndërkohë autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të autorit, edhe ai me origjinë nga Rozhaja.

 

Ai dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”.

 

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpi.

 

Familja e ka raportuar rastin në polici dhe më pas krimi është zbuluar në Podgoricë.

 

vehid

viktimat

Viktimat, Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (27)

Autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.