Një breshkë e llojit Carreta carreta u gjet buzë detit e ngordhur në plazhin e Malit të Robit afër Golemit.

Breshka është afërsisht 55 cm gjatësi dhe me 45 gjerësi. Këto përmasa janë ndër më të zakonshmet të species.

Kjo lloj breshke mund të gjendet kudo në botë, habitatin e saj ka oqeanit, por gjendet edhe në dete. Lëkurën e ka nga të verdhë në kafe, kurse zhguallin e saj ka ngjyrë kafe në të kuqe.

Shtegtimi i breshkave detare dhe në veçanti ajo e llojit C. caretta që mendohet se vijnë nga Argjentina, është pjesë e monitorimeve të përvitshme të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Mendohet se ato vijnë në brigjet tona për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re