Lulzim Basha i është rikthyer ditët e fundit, refrenit të tij të preferuar, se do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ai thotë se do ta rrëzojë Ramën para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Deklaratat e tij natyrisht kanë shkaktuar ilaritet, pasi ka vite që iu premton demokratëve se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe Rama dhe mundet.
Por, as zgjedhje të parakohshme nuk janë zhvilluar, as Rama nuk është mundur.
Dhe këtë radhë, duket se as më fanatikët e tij nuk e besojnë se do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Basha jo e jo, sepse e thotë sa për t’iu hedhur hi syve demokratëve, sa të rizgjidhet kryetar më 13 qershor.
Pastaj dhe ai vetë do e harrojë këtë “premtim”.