Ka nisur zyrtarisht legjislatura e 10 e Kuvendit të Shqipërisë, ku padyshim që në nisje të seancës vëmendjen e mori ish-kryeministri Sali Berisha i cili hodhi akuza për pazar mes Ramës dhe Bashës, pas vendimit të këtij të fundit për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Siç shihet dhe nga pamjet Berisha qëndron në rreshtin e parafundit në Kuvend, i shoqëruar nga Paloka dhe nga Noka, si dhe Tritan Shehu, ndërsa Basha ka zgjedhur që ta ndajë tavolinën e tij në Kuvend me dy zonja, Dhurata Shehi dhe Jorida Tabaku.
Në karriget e deputetit është ulur dhe kryeministri Edi Rama, në një linjë me Taulant Ballën dhe Lindita Nikollën.
Seancën e drejton Luljeta Bozo e cila është dhe deputetja me moshën më të vjetër në Kuvend.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb