Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ditën e sotme ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë duke u larë në lumë me shokët e tij.

The Sun raporton se bëhet fjalë për boksierin Frank Varey, i cili vetëm pak momente para se të gjente vdekjen kishte postuar në rrjetet e tij sociale video duke u larë së bashku me shokët e tij në lumin Dee në Cheshire të Anglisë.

16-vjeçari kishte filmuar shokët e tij të cilët zhyteshin me radhë në lumë, dhe fatkeqësisht radha e tij kishte qenë edhe momenti i fundit i jetës së tij.

Autoritetet britanike kishin bërë thirrje vazhdimisht kohët e fundit që të shmangnin larjen në lumenj pasi ishte e rrezikshme në këto temperatura të larta.

Si duket të riut i ka pushuar së rrahuri zemra pasi temperatura e ujit dhe e ajrit kishin diferenca të mëdha. Autoritetet përkatëse e kanë gjetur trupin e tij vetëm disa orë më vonë.

Ngjarjen tronditëse e kanë postuar edhe shokët e tij në rrjete sociale ku janë shprehur shumë të trishtuar për vdekjen e mikut të tyre të cilin e quajnë “Vëlla”

“Provova gjithçka që munda për të të shpëtuar. Mu thye zemra, të dua vëlla”.-shkruan një ndër ta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re