Misioni i veshtire per shpetimin e Alvinit te vogel qe ndodhej ne nje kamp ne Siri, eshte pasqyruar gjeresisht edhe ne mediat e Libanit.

Media me e madhe ne Liban i ka kushtuar nje artikull te posaçem ngjarjes dhe ka publikuar foto te ministrit Lleshaj dhe Konsullit te Pergjithshem  Nderit te Shqiperise ne Liban,  Marc Ghorayeb, me Alvin e vogel pas nxjerrjes nga kampi.

Sa i perket operacionit, gjithçka nisi pas takimit të Kryeministrit Rama me Conte. Rama i kërkoi ta ndihmojë me një operacion të përbashkët. Që të shtunën e kaluar në Siri ka shkuar ministri Lleshaj. Lleshaj ndodhet akoma në Siri me një grup të Forcave Speciale.

Nderkohe kryeministri Rama ka reaguar duke shkruar se:

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍

Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗

Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹

Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏

Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re