Tirana është përfshirë pasditen e sotme nga erëra të forta.

Si pasojë është rrëzuar pema e dekoruar për Vit të Ri në sheshin “Skënderbej”.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Gjithashtu si pasojë e erës së fortë një pemë është shkulur e gjitha dhe ka rënë pranë Pallatit të Kongreseve si dhe një pemë tjetër në bulevardin Dëshmorët e Kombit është rrëzuar.  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re