Era e fortë e reshjet e shiut në Gjilan të Kosovës, kanë bërë që një vinç të rrëzohet e të bjerë mbi një automjet, atje ku ndodheshin tre persona.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa në mbrëmje autoritetet dhanë detaje në lidhje me ngjarjen. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit tregoi se ishin 4 qytetarë në total që morën lëndime si pasojë e motit, tre prej të cikëve në makinën që u qëllua nga vinçi.

“Rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ ka rënë një krane (vinç) mbi një veturë, në të cilën kanë qenë tre persona, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile. Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, gjendja e tij është stabile”, ka thënë Hashani për KP.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re