Skip to content

FOTOT/ Goditën efektivët dhe tentuan të rrëzojnë pemën, policia shpërndan me gazlotsjellës protestuesit në shesh

Prej dy orësh tashmë protestuesit i janë drejtuar sërish sheshit Skënderbej ku kanë tentuar të dëmtojnë atë ç’ka ka ngelur nga pema e krishtlindjeve.

Menjëherë pasi ata hoqën gardhin metalik, policia ka ndërhyrë duke i ka shpërndarë me gaz lotsjellës.

Ndërkohë, Policia ka nisur edhe në sheshin ”Skënderbej” shoqërimet e disa të rinjve që nuk iu bindën urdhërit për t’u shpërndarë.