Protesta e dhunshme e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Media të njohura si “Dailymail”, “Reuters”, “The Guarduan”, “Protothema”, i kanë dedikuar një shkrim protestës së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme, ku nuk mungoi përplasja dhe dhuna.

“Një grup i drejtuar nga ish-lideri i partisë Sali Berisha përdori shufra hekuri dhe çekiç për të thyer dyert kryesore të godinës. Punonjësit hodhën gaz lotsjellës në përpjekje për t’i parandaluar ata të depërtojnë përpara se policia të ndërhynte me kërkesë të partisë”, shkruan Dailymail.

“Lufta brenda-partiake  përshkallëzohet në dhunë, Sali Berisha  nis fushatën për të rrëzuar pasardhësin e Lulzim Bashës”, shkruan “Protothema”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re