Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, të udhëhequr nga Sali Berisha kanë mbërritur në selinë blu për të zhvilluar takimin e parë për vitin 2022.

Flamur Noka, Edmond Spaho, Luan Baci, Tritan Shehu kanë shkuar në selinë e PD, ku kanë tentuar që të hyjnë në seli përmes derës kryesore, por ajo ka qenë e mbyllur.

Sot skadon dhe ultimatumi që Sali Berisha i vendosi Lulzim Bashës për t’u larguar nga selia, ose në të kundërt ai ka paralajmëruar se do ta “nxjerrim butësisht” në protestën e datës 8 Janar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re