Skip to content

Fotot/ Helikopteri i Forcave Ajrore mbërrin në Spitalin e Traumës ( sjell 2 punonjësit e plagosur të IKMT)

Helikopteri i Forcave Ajrore sapo është ulur pranë Urgjencës së Spitalit të Traumës ku ka sjellë dy punonjësit e IKMT të cilët u përfshinë në një aksident të rëndë rrugor  mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Pukës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë e pamundësisë së ambulancës  për të hyrë në vendngjarje, helikopteri i Forcave Ajrore, tip Cougar ka mundësuar transportimin e dy të lënduarëve drejt Tiranës