Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin e bën të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shkruan Haradinaj.

Ilir Meta me sa duket ka vajtur t’i japë zemër Haradinajt dhe ta përcjellë para se të niset për në Hagë.

“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re