Sot në Shqipëri u mbajtën votimet për zgjedhjet vendore. Votimet për 61 bashki u realizuan pa opozitën, e cila vazhdoi bojkotin në pritje të zbatimit të dekretit të presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor.

Në 31 bashki, përvec kandidatit të PS-së nuk kishte kandidat kundërshtar, ndërsa në 30 të tjerat kanë garuar kandidatë të pavarur apo kandidatë të partive të vogla.

Shumë emra të njohur të ekranit si këngëtarë, moderatorë, gazetarë e aktorë vendosën që të votonin sot. Disa prej tyre treguan publikisht me anë të postimeve në Instagram mbështetjen e tyre për Erion Veliaj, ndërsa të tjerë nxisnin ndjekësit që të shkonin të votonin.

Shikoni fotografitë më poshtë për të parë se cilët Vipa votuan sot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re