Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë të dy në selinë e PD.

Lideri historik i PD është futur në seli bashkë me mbështetësit e tij të udhëhequr nga ish badigardi i tij Sali Lushaj dhe Mysftar Lumneshin, ku thotë se do të zhvillojnë mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Ndërkohë Lulzim Basha me një grup deputetësh dhe zyrtarë të tjerë të PD po zhvillon një tjetër mbledhje, për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD.

Pas hyrjes së Berishës ka pasur një sërë tensionesh ku dikush i është drejtuar: Ju jeni pushtuesa!.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re