Kandidatja e PD-së, Lediana Fratari, e cila nuk arriti dot të merrtë numrin e duur të votave për të hyrë në Kuvend, ka falenderuar votuesit e saj, duke thënë se ka shpresë se Shqipëria do të bëhet.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që më mbështetët me votë!
Jam shumë e lumtur që gjatë kësaj fushate njoha dhe takova njerëz të mrekullueshëm. Që arritëm të vendosim një standart ndryshe të bërit të një fushate europiane dhe që përcollëm frymë dhe pozitivitet tek qytetarët.
Shqipëria do behet! Do bëhet nga njerëz si ju dhe si unë. Që e duan këtë vend dhe duan të kontribuojnë pa interes dhe pa marrë asgjë në këmbim, për të mirën e përbashkët, për të ardhem tonë.
Asnjëherë mos e humbisni shpresën, e vërteta triunfon gjithmonë, koha do e tregoi, ndryshimi do vij sepse është i pashmangshëm.
Të gjithë ju jeni burim frymëzimi për mua. Ky ishte vetëm hapi i parë, unë nuk do ndalem, rrugëtimi jonë vazhdon”, shkruan ajo.
