Në kuadër të aksionit kundër informalitetit kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është mbyllur ‘Havana e famshme e pushimeve joniane”, sic e quan ai.
Në një shënim në facebook Rama shprehet se Havana u mbyll pasi nuk zbatonte ligjin duke mos lëshuar kuponin tatimor.
“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane
Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT
ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”– shkruan Rama.
‘Havana’ është një kompleks i njohur në Dhërmi. ()
