Situata nga Covid në Shqipëri është dramatike. Por, politika duket se nuk do t’ia dijë shumë, duke qenë se për dy muaj janë zgjedhjet dhe atyre iu intereson pushteti.

Edhe pse PD p.sh, akuzon Ramën përditë se nuk po merr asnjë masë për parandalimin e përhapjes së Covid, vetë shkojnë e bëjnë takime me dhjetëra persona dhe pa asnjë masë sigurie.

Jorida Tabaku e Grida Duma një ditë më parë, janë kthyer në përhapëse me qëllim të virusit, pasi kanë mbledhur në ambiente të mbyllura dhjetëra persona, pa maska e pa asnjë masë sigurie.

“Sonte në degën 2 takime me kryesinë dhe mbi të gjitha me të rinjtë e zotë dhe të talentuar të FRPD dega 2. Kënaqësi e veçantë ndërsa dëgjoja të shprehnin shqetësimet e tyre.

Nuk është më habi që Rama dhe Veliaj janë shembulli tipik i dështimeve dhe turpit. Janë dy persona që askush më nuk do t’i ngjajë dhe askush nuk do t’i imitojë.

Të korruptuar!

Arrogantë!

Dhe të shkëputur nga shqetësimet e qytetarëve të kësaj zone, të rinisë të kësaj zone edhe Shqipërisë.

Së bashku për t’i rikthyer Shqipërinë në rrugën e duhur. Me PD, Shqipëria Fiton”, shkruan Tabaku, që pa të keq poston edhe fotot e takimit.

Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë shtimin e gjobave pë rata që shkelin masat e sigurisë, duke përfshirë dhe politikanët.

Por gjoba është shumë pak, pasi lekët ata s’i kanë problem.

Ata janë për burg, jo për gjobë, se jo për gjë, por vitin e kaluar në Kuvend kaloi edhe një ligj që e konsideronte vrasje, përhapjen me qëllim të virusit.

Dhe politikanët, majtas e djathtas, tanë janë duke bërë pikërisht këtë gjë.

()