Ndërsa Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit u mblodh sot për seancën e radhës për shqyrtimin dhe hetimin e shkeljeve të Kreut të Shtetit, Ilir Meta ia mori valles.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, Meta pati një aktivitet e takim me anëtarë dhe përfaqësues të disa prej pakicave kombëtare në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit, Meta nuk ka ngurruar të pranojë ftesën duke kërcyer një valle minoritare për disa minuta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re