KURBIN“Lotët e pikëllimi i fukarait helmojnë edhe gjarpin”, shkruhet në një kornizë të vogël mbi tavolinën e kryetarit të Partisë Socialiste, dega Kurbin. Në një dhomë të verdhë, shohim Tonin Kuliçin, teksa punon i fokusuar për të ardhmen e socialistëve të Kurbinit, dhe jo vetëm, ndërsa sipër, në të djathtë të tij, qëndron portreti i të të “madhit”. Edi Rama, qëndron aty i fortë si Gandi, në një portret skiç, teksa sheh në largësi matjanët që presin të dëgjojnë projektet e reja.

Tonin Kuliçi, kreu i PS ne Kurbin

Por kryetari është modest. Pas fotos së parë, ku ka tradhtuar partinë me bluzën që mban veshur, ai ka reflektuar dhe buzagas na dhuron një selfie. Si një “sugardaddy”…

Tonin Kuliçi, kreu i PS ne Kurbin

Edhe në këtë kënd të zyrës, mund të dalloni fotografinë e kryeministrit dhe shishen e konjakut. Në krah të shishes, është ende e pazbrazur një gotë plastike me gjasë me alkool, (bazuar tek ngjyra), ndërsa vetë Kuliçi, nuk i ka kursyer filtrat për të dalë sa më mirë në këtë foto. Domosdo, s’është vetëm, ka edhe Ramën atje! Tani Ismail Qemalin e hoqëm nga zyra, Bujar Nishanin po e po… koha për Edi Ramën, oburra…

(F.g/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re