Teksa mbushen 5 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi më 22 korrik 2016, paraditen e sotme është zhvilluar një tryezë ku morën pjesë aktorët kryesorë që kanë dhënë kontribut për ndërtimin e saj.
Përfaqësues nga të gjitha institucionet e drejtësisë si dhe trupi diplomatik, kanë bërë vlerësimin e tyre lidhur me ecurinë e procesit zbatues ku kanë ofruar mbështetjen dhe rekomandimet e tyre.
Teksa kanë folur lidhur me konsolidimin e sistemit përmes strategjisë së re ndërsektoriale të drejtësisë 2021-2025, aktorët kryesorë kanë çmuar rolin e reformës në këto vite duke e konsideruar realizimin e saj si një sukses.
Ndërkohë, vëmendje të veçantë edhe në këtë takim kanë pasur ambasadorët e huaj të akredituar në vendin tonë të cilët kanë pasur rol kyç në të gjitha proceset hartuese dhe implementuese duke ofruar kontribut të jashtëzakonshëm drejtpërdrejt si dhe përmes misioneve Euralius dhe OPDAT.
Më poshtë po përcjellim një galeri fotografish nga ky takim, ku natyrisht dixhitura që do t’i shkonte më tepër është: “Kur raporton para “shefit”. (TemA)
