Skip to content

FOTOT/ Kush është 30-vjeçari që humbi jetën në “Rrugën e Kombit”, makina e tij u përplas me trajlerin. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në ‘Rrugën e Kombit’, ku si pasojë e përplasjes së dy autoveturave dhe një trajleri ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rrëshenit dhe siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga vendngjarja përplasja ka qenë tepër e fortë. Trupi i viktimës ka qëndruar rreth 30 minuta në automjetin tip BMË dhe është nxjerr i pajetë prej aty.

Mësohet se viktima është shtetasi Armand Xhaferri (Gjoka) 30 vjeç, të cilin e shihni dhe në fotot e mëposhtme.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave,

/faxweb