Faxweb.al ka siguruar fotot e tre viktimave të aksidentit të rëndë që ndodhi gjatë mesnatës në zonën e Kodër Kasharit, ku humbën jetën Ismail Sulaj 56 vjeç, Belul Sulaj 53 vjeç (vëllezër me njëri tjetrin), dhe Dashamir Dema 50-vjeç.

Përcjellja e tyre për në banesën e fundit do të kryhet sot pasdite, ndërsa familjet kanë hapur dyert e mortit.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun që drejtonte mjetin që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Kodër Kasharit, ku për pasojë vdiqën 3 pasagjerët në makinë.

Zija Stefanescu(Murati) 29 vjeç, i cili u dërgua edhe vetë në gjendje të rëndë në spital, është arrestuar për shkak se ka qenë duke e drejtuar mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit, në momentin kur humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese.

Mësohet se viktimat janë: Ismail Sulaj 56 vjeç, Belul Sulaj 53 vjeç (vëllezër me njëri tjetrin), dhe Dashamir Dema 50-vjeç, të cilët kanë humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

Burimet saktësojnë se tre viktimat dhe drejtuesi i mjetit kanë qenë të afërm me njëri-tjetrin, ndërsa tre prej tyre kanë qenë dhe banues në zonën e Kasharit,

Vijojnë hetimet lidhur me këtë aksident me pasoja tragjike, ndërkohë që Muratit i është komunikuar masa e arrestit në ambientet e spitalit të Traumës.

”Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, shtetasit I. S., 56 vjeç, B. S., 53 vjeç (vëllezër) dhe D. D., 50 vjeç”, njofton zyrtarisht Policia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re