Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të zgjeruar vendimit të kryeministrit Edi Rama për të çuar në Itali 30 mjekë dhe infermjerë, të cilët do të shërbejnë krah kolegëve të tyre për t’i ardhur në ndihmë pacientëve të prekur nga Covid-19.

Prestigjozet “Il Tempo”, “la Reppublica”, “la Stampa”, “Secolo d’Italia”, “NAZIONE – Carlino – GIORNO”, janë disa nga dritaret të cilat kanë pasur në vëmendje deklaratat e kryeministrit Rama.

Më poshtë popërcjellim disa nga faqet kryesore të gazetave që e kanë pasqyruar gjerësisht, duke pasur si fokus       titullin “Leksione shqiptare”.

  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re