Skip to content

FOTOT/ Lulzim Basha fut të “sigurtë” në listën e Tiranës, edhe prezantuesen e Top Channel

Lulzim Basha ka menduar që në listat e PD-së, të fusë edhe ndonjë figurë publike.

Një prej tyre është edhe prezantuesja e Top Channel, Ori Nebiaj.

Ajo është caktuar në Tiranë, në vendin e 18, ku edhe mund të dalë deputete.

Vite më parë Nebiaj u caktua në mënyrë surprizë zëdhënëse e PD, pasi më parë drejtonte një emision gatimi.

Më pas u shkëput nga PD, për të kaluar tek Top Channel, ku drejton aktualisht emisionin e mëngjesit.

Ndërkohë, Floriana Garon, e cila u përfol se do të ishte deputete, Lulzim Basha raportohet se e ka caktuar zëdhënëse të fushatës.

(TemA)