Skip to content

FOTOT mbreslënëse nga Kukësi, ndërsa Covid-19 ka “paralizuar” vendin, natyra dhuron pamje relaksuese

KUKËS- Pandemia e koronavirusit ka paralizuar lëvizjet në të gjithë botën, por duket se të ‘mirën’ e ka parë vetëm natyra dhe mjedisi. Në këto ditë pranvere kjo reflektohet më së miri në Kukës ku gjelbërimi dhe pastërtia sjellin një pamje relaksuese dhe të magjishme.

Gazetari Ermal Hallaçi, ka shkrepur sot disa fotografi, ku dëbora vazhdon qëndron si kurorë në majat e thepisura të maleve pavarsisht ditëve të pranverës.

Pamjet nga ‘Shtëpia Kullë’ karakteristike lumjane, Bjeshkët e Koritnikut, Pisha e Gjegjanit që është monument natyre si dhe Shpella e Lojmeve janë vendet ku mund të relaksohesh dhe të shijosh pamjet e mrekullueshme të këtyre vendeve.

Por “falë” pandemisë, këto pamje do të mund t’i shijojnë vetëm vendasit, pasi agjensitë turistikë që operojnë në Shqipëri kanë pezulluar aktivitetin e tyre si pjesë e planit të masave të koronavirusit.

Në kohë normale, mesatarisht në Shqipëri çdo fundjavë mund të udhëtojnë në bjeshkë rreth 2000 mijë të apasionuar pas alpinizmit, të cilët duhet të presin edhe pak për t’ju rikthyer sporteve të preferuara.

(D.K. Dosja.al)