Fax News ka siguruar letrën që Elton Metaj ka shkruar nga ambientet e paraburgimit, ku rrëfen vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj. Ai rrëfen se pas daljes nga spitali ka pasur takime dhe komunikim të vazhdueshëm me ish-gruan e tij,  dhe për këtë ribashkim të tyre ka qenë në dijeni dhe familja e vajzës, me përjashtim të babait të saj, nga i cili ruheshin.

Sipas Metajt, ka qenë babai i Sabrinës, Partizani qai që e ka kërcënuar vazhdimisht atë, pasi ka marrë vesh se çifti ishte rikthyer, ndërsa thotë se prej 15 ditësh një makinë e ndiqte nga pas. Eltoni shkruan në letër se ai ka shkuar që të denoncojë kërcënimet në polici, por askush nuk e ka pritur në komisariat.

Metaj pretendon se ditën e vrasjes kur ka shkuar në shtëpinë e Sabrinës, e ka gjetur ish-gruan duke folur me një person tjetër. Ai thotë se ndihet fajtor për aktin e vrasjes, por që rrethanat në të cilat e ka kryer krimin duhen shpjeguar.

Letra e plotë e Metajt:

“Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.

E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.

Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.

Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re