Fotot që po shikoni janë shkrepur brenda kompleksit “Golden” që rezulton në pronësi të dy vëllezërve Hajri, Altin dhe Emiljano.
E gjitha me ngjyrë të bardhë dhe me dy pishina gjigante, godina e “Golden” është zbukuruar edhe me palma të shumta e qirinj aromatikë, që të jep përshtypjen e një vendi ekzotik.
Kjo pasuri e patundshme, e cila me një vëzhgim në rrjetet sociale, duket se ka shërbyer si resort dasmash, dyshohet se ka shërbyer edhe për të mbajtur peng Jan Prengën, i cili u rrëmbye para 10 ditëve në Kamëz.
