Kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të hedhin bomba molotov në Kryeministri, nëse ai nuk reagon për minatorët, që janë duke protostuar.

Ndërkohë, përfaqësuesja e kryeministrisë, Elisa Stamo, i ka ftuar disa prej tyre në ambjentet e Kryeministrisë, për të koordinuar një interpelancë me shefin e qeverisë.

“Dy prej jush të vijnë e të flasim në Kryeministri,” tha ajo, teksa është përpjekur të qetësojë minatorët e irrituar.

Ndërkaq pas takimit me kryeministrin Rama, kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri tha se nuk kemi arritur ende një zgjidhje të problemit të minatorëve, por është mundësuar paraprakisht një takim me shefin e qeverisë gjatë javës së ardhshme.

“Takim brenda në Kryeministri ishte as mish as pesh. Qëllimi i protestës u arrit, ramë dakord që brenda javës së ardhshme do të kemi takim me kryeministrin për ti diskutuar gjërat konktretisht. Do kemi një përfaqësi tonën në takim. Do të bëjmë të qarta kërkesat tona.

Është gjë e mirë që më në fund vetë kryeministri do të ballafaqohet me kërkesat tona dhe gjykoj se do të japë dhe urdhrat e domosdoshëm për shqyrtimin e tyre dhe të konkludojmë në hartimin sa më të shpejtë të një statusi.

Për sot u arrit ajo që kërkonim por kjo nuk do të thotë se jemi të gëzuar. Të gëzuar do të jemi vetëm pasi të kemi diskutuar konkretisht.”- tha Xibri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re